Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

EPIKE/ Leverkusen zbulon “gjetjen” speciale si të ndalë shkëlqimin e Arsenal (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
EPIKE/ Leverkusen zbulon “gjetjen” speciale si të ndalë
Tifozët e Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen- Arsenal do të jetë ndeshja që do të hapë mbrëmjen magjike të së mërkurës në Champions League.

Përballë "Topçinjve" të etur për t’i shkuar larg këtij kompeticioni, pasi përfunduan të parët në klasifikimin e përgjithshëm me formatin e ri, skuadra gjermane është e vetëdijshme për forcën e kundërshtarit.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj përballje ka menduar edhe administratori i faqes së klubit, i cili ka bërë “gjetjen” speciale se si të ndalë Arsenalin e Mikel Artetës.  

Në video shfaqet pikërisht admistratori i cili në telefon po ndjek fjalimin e trajnerit ku dëgjohet duke thënë: "Dua të shoh një skuadër e cila është e lidhur me njëra tjetrën dhe që shkëlqen".

Pasi dëgjon videon, ai merr ngjitësin izolant duke iu drejtuar prizës për ta fashuar. Më pas, fik dritën, mesazh që skuadra e Arsenal nuk do ta ketë kaq të lehtë të shkëlqejë përballë gjermanëve. 

Poll

Lexo gjithashtu