Aleksandar Pavlovic
Mesfushori i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic ka folur pas fitores përballë Atalantës në transfertë, sfidë e vlefshme për 1/16-at e Champions League. Gjermani është shfaqur i lumtur, por thekson se nuk duhej të pësonin gol.
“S’ka si të ishte më mirë se kaq. Më vjen keq për gjë, që ne mund ta mbanim portën e paprekur, mos të pësonim gol. Megjithatë ishte një rezultat i mirë, por edhe një performancë e kënaqshne”, tha Pavlovic.
Kujtojmë se bavarezët fituan në Bergamo me shifrat 6-1. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 mars në “Allianz Arena”, duke nisur prej orës 21:00.
Poll
