Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

11 gola në 4 ndeshje! Spektakël në kampionatin e vajzave, Gramshi fiton dhe "shtanget" Partizani (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
11 gola në 4 ndeshje! Spektakël në kampionatin e vajzave, Gramshi
Gramshi

Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të vajzave u zhvillua këtë fundjavë me katër përballje interesante, ku nuk munguan golat dhe rezultatet që ndikuan në renditjen e përgjithshme.

Sfida e parë e kësaj jave u luajt të shtunën, ku Atletik Klub arriti të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Lushnjës. Në takimin tjetër të ditës, Apolonia mori një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur 3-0 Teutën.

Dy ndeshjet e tjera u zhvilluan të dielën. Kinostudio siguroi tri pikë të rëndësishme pas suksesit 1-0 në transfertë ndaj Partizanit. Ndërkohë, Gramshi dominoi përballjen ndaj Egnatias duke fituar me rezultatin 6-0.

Kampionati i vajzave vijon të dhurojë rivalitet dhe emocione, ndërsa skuadrat luftojnë për objektivat e tyre në këtë fazë të sezonit.

Kampionati i vajzave, java 12

14 mars
Atletik Klub 1 – 0 Lushnja
Teuta 0 – 3 Apolonia

15 mars
Partizani 0 – 1 Kinostudio
Gramshi 6 – 0 Egnatia

Poll

Lexo gjithashtu