Bodo Glimt mund të quhet me të drejtë “surpriza” e këtij edicioni të Uefa Champions League. Skuadra modeste tregoi edhe njëherë tjetër se ky kompeticion u përket “të gjithëve”, duke shfaqur në fushë me vepra rëndësinë e tyre, vlera e së cilës ka arritur në 57,13 milionë euro në përditësimin e fundit në “Transfermakt”.
Ata ia dolën të mposhtin emra të mëdhenj si Manchester City, Atletico Madrid, finalistët e vitit të kaluar Interin, dhe të mërkurën mundën portugezët e Sporting me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave. Golat për vendasit u shënuan nga Fet, Blomberg dhe Hogh.
Edhe në aspektin e golave të shënuar, norvegjezët mbajnë kokën lart. Janë gjithsej 13 rrjeta me golashënues të ndryshëm përballë këtyre katër skuadrave dhe vetëm 4 të pësuar, tregues të qartë se Bodo Glimt nuk është rastësisht në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës.
Falë mbështetjes së 8100 spektatorëve në stadium, “befasia” e këtij edicioni të Champions ka arsye për të festuar këtë ecuri, teksa “ëndrra evropiane” duket e sigurt drejt vazhdimit.
