Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Humbja 3-0 nuk ia “ul hundën”, Pep Guardiola: Mund ta përmbysim Realin, s’i dihet kurrë!

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja 3-0 nuk ia “ul hundën”, Pep Guardiola: Mund ta
Foto ilustruese: Real Madrid - Pep Guardiola

Manchester City u mposht mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Real Madrid, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Santiago Bernabeu", përfundoi me shifrat e pastra 3-0.

Ndërkohë që pas këtij dueli, trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola u shfaq mjaft optimist për ndeshjen e kthimit. Sipas spanjollit, përmbysja është diçka mëse e mundur, pavarësisht 3 golave të pësuar dhe kundërshtarit që kanë përballë.

“Tani do të rikuperohemi mendërisht më shumë se fizikisht. Do të shkojmë në West Ham, në Londër. Do të jetë e vështirë. Më pas, do të shohim tifozët tanë. Jam shumë i sigurt që do të vijnë. Në futboll kurrë nuk i dihet. Do të gjejmë diçka ose do të lexojmë se si ata ia dolën dhe do të përpiqemi”, tha tekniku spanjoll.  

Kujtojmë që sfida e kthimit do të luhet të martën e 17 marsit në “Etihad Stadium”, duke nisur prej orës 21:00.   

Poll

Lexo gjithashtu