Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Dueli i tretë më i përsëritur në histori! Manchester City kërkon “revanshin”, Reali “plas” nga mungesat (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli i tretë më i përsëritur në histori! Manchester
Real Madrid: Vinicius / Man City

Real Madrid-Manchester City është kryefjala e kësaj mbrëmje në Champions. Të dyja këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën për herë të 17-të.

Një numër historik që e klasifikon të tretin në rangun e ndeshjeve më të përsëritura në historinë e këtij kompeticioni, pas Real Madrid-Bayern (e përsëritur 28 herë) dhe Real Madrid-Juventus (e përsëritur 22 herë).

Përballë Realit, Pep Guardiola numëron statistika mbresëlënëse. Tekniku spanjoll mban një rekord prej 14 fitoresh, 6 barazimesh dhe 8 humbjesh, në çdo klub që ka drejtuar sa herë është përballur me “Mbretërorët”, ndërsa për Alvaro Arbeloan do të jetë eksperienca e tij e parë në këtë turne dhe ndaj këtij kundërshtari.

Sa i përket mungesave, këtë aspekt e vuan më së shumti trajneri Arbeloa. Gjithsej 8 lojtarë që nuk do të jenë në dispozicion të teknikut për këtë sfidë delikate, përfshi këtu sulmuesit Kylian Mbappe dhe Rodrygo, me këtë të fundit i cili mbylli dhe sezonin pas dëmtimit në gju.

Edhe tek “Citizens” ka mungesa, por jo aq sa për të vënë në panik trajnerin Guardiola. Mbrojtësi Gvardiol dhe mesfushori Kovacic kanë humbur mundësinë për t'u paraqitur në ndeshjen e parë, teksa rikthehet bomberi norvegjez Erling Haaland, i rikuperuar nga një dëmtim.

Ndeshja pritet të nisë në orën 21:00 ku tifozët e të dyja kampeve do të kenë mundësinë të përjetojnë një tjetër natë magjike.  

Poll

Lexo gjithashtu