
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Moskë. Basketbollisti i njohur letonez, Janis Timma ka ndërruar jetë. 32-vjeçari është gjetur i vdekur në shkallët e një banese në kryeqytetin rus.
Sipas mediave ndërkombëtare raportohet se Timma ka vrarë veten. Shkak për këtë veprim të frikshëm dhe tragjik është bërë ndarja e tij nga partnerja, me basketbollistin që e ka përjetuar shumë keq psikologjikisht.
Pranë trupit të basketbollistit të kombëtares së Letonisë është gjetur telefoni. Pak para vetëvrasjes, Timma ka telefonuar ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Anna Sedokova.
Megjithatë, versionet e kësaj vdekje janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga hedhja nga shkallët, lartësi tjetër, apo asfiksia.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram