
Matej Boltauzer, një nga arbitrat më të vlerësuar në basketbollin europian, me plot 6 finale të Euroligës së gjykuara, është akuzuar për vjedhjen e një parfumi me vlerë 221 euro.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aeroportin “Niko Tesla” në Beograd në dhjetor të vitit 2023. Pasi kishte vjedhur parfumin, Matej Boltauzer kishte shkuar pa probleme për të drejtuar finalen e Euroligës, sfidë që luhej mes Partizanit të Begoradit dhe Monacos.
Arbitri i njohur është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pasi u ndalua nga autoritet lokale ai e pranoi vjedhjen. Vetë Euroliga ka nisur procedimin disiplinor ndaj tij, duke filluar me mbledhjen e informacioneve para se të marrë masa.
Salen a la luz imágenes de Boltauzer, árbitro de la Euroliga, robando un perfume en el aeropuerto de Belgrado
— Eurohoops España (@EurohoopsES) April 26, 2024
???? Los hechos sucedieron tras el partido entre Partizan y Mónacopic.twitter.com/brQUbuRYqa