
Është luajtur ditën e sotme në basketboll derbi i kryeqytetit. Tirana dhe Partizani janë përballur 1 ditë para derbit klasik në futboll dhe për më tepër në një finale.
Bardheblutë luajtën ndaj të kuqve në Durrës një derbi të një disipline tjetër, atë të të basketbollit. Në Fllakë, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, dy rivalët e kryeqytetit diskutuan një trofe si ai i Kupës.
Në fund, Kupa e Shqipërisë u ngrit lartë nga Tirana me vajzat “Dema” që u mposhtën që në half-time. Femrat e kuqe të koshitr nuk ngritën dot kokë as në pjesën e dytë, me klubin sportiv që triumfoi. Si në çdo sport, të dy klubet u ndeshën me emocioneve pasi një Tirana-Partizani nuk ka rëndësi se në çfarë aktiviteti luhet, gjithmonë prodhon adrenalinë dhe “luftë” sportive.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram