
Është mbyllur java e 20-të e kampionatit të basketbollit shqiptar. 5 sfidat e kësaj jave ishin mjaft interesante, duke dhuruar spektakël pikësh.
Në ndeshjen e 3 prillit, Elbasani u mposht thellë nga Besëlidhja. Sfida përfundoi me rezultatin 148-74 në favor të lezhjanëve. Në ndeshjen tjetër Flamurtari fitoi 98-79 përballë Skënderbeut.
Ndërsa, në sfidat e 4 prillit, Vllaznia fitoi pa probleme 111-72 përballë Fierit, teksa Teuta i dha leksione Kamzës duke e mposhtur 101-84. Në ndeshjen përmbyllëse të kësaj jave, Apolonia mposhti Partizanin me rezultatin 98-85.
RENDITJA:
1. Besëlidhja 36 pikë
2. Teuta 33 pikë
3. Tirana 31 pikë
4. Vllaznia 31 pikë
5. Kamza 30 pikë
6. Apolonia 29 pikë
7. Flamurtari 25 pikë
8. Partizani 24 pikë
9. Elbasani 23 pikë
10. Fieri 20 pikë
11. Skënderbeu 18 pikë