Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kërkojnë rikthimin te fitorja, Mirel Josa ka “detyrim” 3 pikët në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë rikthimin te fitorja, Mirel Josa ka “detyrim” 3

Laçi nuk po kalon një moment të mir ënë kampionat, teksa në 3 sfidat e fundit ka siguruar vetëm 1 pikë. Kurbinasit pas këtyre rezultateve kanë humbur terren ndaj Egnatias dhe Partizanit, por gjithsesi mbeten në zonën “Final – Four”.

Sfida e radhës për bardhezinjtë do të jetë në transfertë ndaj Teutës, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Mirel Josa me djemtë e tij do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe në Durrës nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikët.

Ndaj “Djemve të Detit” Josa do të ketë mundësinë e zgjedhjeve të lojtarëve më të mirë, teksa ka vetëm një mungesë. Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Ledjo Tresas, i cili është i dëmtuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga