
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërme miqësoren me Katarin në Spanjë, një takim i cili do të shikojë që “produkti” venda, por çështja që vazhdon e përflitet prej kohës te kampin kuqezi është e ardhmja e Edy Rejës, me këtë të fundit që ka hyrë në muajin e fundit të kontratës.
Rinovimi i italianit me kombëtaren nuk është i sigurtë dhe me shumë gjasa nuk do të ndodhë, por presidenti i FSHF-së, Armando Duka nuk e ka konfirmuar asnjëherë qëndrimin e italianit apo lamtumirën e tij.
Një gjë është e sigurtë pas përfundimit të kontratës palët do të ulen të diskutojnë mes tyre, me rinovimin që gjithsesi duket i largët. Prej disa javës është përfolur se FSHF-po shqyrton aleternativa të ndryshme për të marrë çelësat e kombëtares.
Pas Luigi Di Biagio dhe Giancarlo Camolese një tjetër emër ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Milan, Marco Giampaolo. Ky i fundit është një dëshirë e vetë Dukës dhe tashmë ndodhet në “pole-position” për të marrë frenat e djemve shqiptarë.
55-vjeçari gjithashtu është përfolur edhe pas largimit të De Biasit por atëhere u preferua Panuçi, tashmë duket se të gjithë “kushtet” janë pjekur dhe Giampaolos t’i besohet fati i kombëtares.