
Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, teksa në “Selman Stërmasi” mposhti 2-0 Teutën. Florent Hasani do të ishte heroi i kësja sfide, me sulmuesin që arriti të gjente dy herë rrugën e rrjetës.
Tashmë i gjithë fokusi i bardhebluve është te dueli i radhës në Superiore, teksa në kaudër të javës së 12-të do të luajnë në Korçë ndaj Skënderbeut. Sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00.
Një ndeshje ku kryeqytetasti duan të vazhdojnë me rezultatet pozitive dhe ndaj “Ujqërve të Dëborës” do të kërkojnë 3 pikëshin e radhës. Por për ta nuk do të jetë aspak e lehtë.
Julian Ahmataj duhet të bëjë llogaritë pa dy titularë, të cilët do të mungojnë në këtë transfertë. Bëhet fjalë për Albi Dokën dhe Ardit Deliun, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhe ndaj durrsakëve dhe plotësojnë nurmin 4 të tyre.
Ndërkohë dot ë mungojnë gjithashtu edhe Selmani, Abdullahu, Lulja dhe Patrick që vazhdojnë rikuperimin, ndërsa në dyshim mbetet Latifi. Gjendja e këtij të fundit do të shihet deri para sfidës nëse lojtari do t’ia dalë të jetë u gatshë apo do të detyrohet ta ndjekë nga tribuna këtë përballje. Gjithashtu edhe Abazaj, i cili u dëmtua ndaj Teutës.