Tirana
Qendërmbrojtësi Diar Haili, u kthye në pikë referimi në prapavijë për ekipin e Tiranës, duke pasqyruar “arsenalin” poseidues. Për trajnerin Orges Shehi te bardheblutë, Haili mori trajtën e lojtarit të preferuar, titullar i padiskutueshëm.
Megjithatë, me mbylljen e sezonit, ai tashmë do të rikthehet te Prishtina, klubi që zotëron kartonin e 22-vjeçarit, teksa prej janarit ishte i huazuar te bardheblutë e kryeqytetit.
Me shumë gjasa, drejtuesit e Prishtinës do ta “blindojnë” talentin për të ardhmen, aty ku vetëm ofertat “tunduese” mund të bëjnë që të ndryshojnë mendje. Në vitin 2023, Halili u shpall fitues me Prishtinën, Kupa e Kosovës, i vetmi trofe në karrierë deri në këtë pikë.
Poll
