Egnatia mori fitore spektakolare kundër Elbasanit, 4 – 0 për ekipin rrogozhinas. Nisje perfekte për kampionët në fazën Final Four, duke u barazuar me Elbasanin dhe Vllaznin në garë për titullin me nga 31 pikë. Pas ndeshjes, trajneri i Egnatias, Nevil Dede foli për mediat:
“Fitorja 4 – 0 është e ekzagjëruar. Ishim përgatitur për këtë ndeshjes. Na duhej fitorja, u munduam të bënim mirë. Çdo gjë i përket djemëve në fushë. Duke parë avantazhet dhe disavantazhet, morëm masat.
U munduam që të mbyllnim rubinetin e tyre, pra burimin e tyre dhe më pas do e kishim të thjeshtë. Nisja ishte direkte për sulmuesin tonë. Trajneri jep ide interpretimi, por ishte puna e ekipit. Nuk duam të bëjmë spektakël. Duhet të jemi pragmatist dhe të vlerësojmë ndeshjen e radhës.
Mund të thoni çfarë fitoren e sotme. Kemi marrë fitoren dhe asgjë tjetër. Pragmatizmi duhet të jetë arma jonë e fortë. Në momente të tilla, kur ke dëndësi kaq të lartë, del për detyrë të punosh më shumë në anën psikologjike. Mund të prekësh se si mund të mbrohesh më mirë, pra detyra specifike.
Egnatia përshtatet me kundërshtarin. Këtë Final Four po e luajmë si out-side. Puthja te goli i 3-të? Ishte një miku im. Më tha sa gola të duhen?! I thashë dy. Më tha kur shënuam të tretin, a do më?!”.
