Pamje nga përplasja
Tifozët e Elbasanit s’e kanë kapërdirë humbjen me shifrat 0-4 përballë Egnatias. Mësohet se pas ndeshjes, tifozët “verdheblu” janë përplasur me mbështetësit e ekipit rrogozhinas, teksa është dashur ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën mes palëve.
Siç shihet edhe në foto, ndërhyrja e uniformave blu ka qenë e pashmangshme. Janë pikërisht ata që kanë ndaluar që incidenti mes dy tifozërive të përshkallëzojë më tej.
Kujtojmë që kjo është një situatë e përsëritur vetëm një javë pas dhunës që përfshiu prag ndeshjen Elbasani-Tirana. Aty tifozët “verdheblu” u përleshën me ata kryeqytetas. Ndërsa këtë herë, tjetër skenë dhune është regjistruar, duke i hequr jo pak bukurinë kampionatit tonë.
Poll
