Sikur mos të mjaftonte humbja e beftë kundër Dinamos në garën për Final Four të Superiores, klubi i Vllaznisë ka marrë goditje të “fortë” nga FIFA.
Institucioni më i rëndësishmë në futbollin botëror, ka vendosur të bllokoj merkaton për kuqeblutë e shkodrës. Arsyeja lidhet me pagat e prapambetura ndaj ish-lojtarëve.
E vetmja mënyrë që Vllaznia të rifitojë “lirinë” për të afruar lojtar të rinj në tregun e verës, përkon me shlyerjen e detyrimeve kundër 2 rasteve, e fundit e regjistruar më 14 maj. Përsa i takon formës së ekipit, asgjë nuk është ashtu siç pritej.
Lojë e dobët, e përkthyer me disfatën karshi Dinamos. Nëse ata nuk marrin 6 pikë, në dy ndeshjet e mbetura në Final Four, atëherë duhet të presin ende për titullin në Superiore, ku rasti i fundit përkon me edicionin 2000-2001.
