Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Shitja e bujshme nga Partizani jep “frytet” e saj, klubi i kuq përfiton 300 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shitja e bujshme nga Partizani jep “frytet” e saj, klubi i
Partizani

Edhe pse Partizani e ka mbyllur sezonin 2025-2026 në Superiore dhe nuk arriti objektivin, duke mbetur jashtë Final Four, “Demat e Kuq” kanë arsye për të festuar. Mesfushori afrikan Maguette Gueye është “sebepi”.

Ai u transferua nga Partizani drejt ekipit spanjoll të Racing për shumën e 500 mijë eurove. Operacioni u konkretizua në verën e vitit 2024. Këtë sezon, skuadra e Racing ka siguruar ngjitjen në La Liga për edicionin e ardhshëm.

Në klauzolën e lojtarit, mbetet në fuqi pagesa 300 mijë euro për Partizanin në marrëveshjen mes palëve, nëse mesfushori Gueye do të ngjitej me ekipin në elitën e futbollit spanjoll. Kjo kuotë mund t’i vijë në “ndihmë” kryeqytetasve për merkaton e verës.      

Poll

Lexo gjithashtu