I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka analizuar fazën “Final Four” të Superiores.
Sipas Abilaliajt, Dinamon e favorizon forma, por jo pikët, duke theksuar se “Ndëndetësja” ka bërë garën më reale edhe në javët e fundit të kampionatit, krahasuar me treshen Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia.
“Është e vështirë për të dhënë një verdikt, ndeshja-ndeshjes nuk i ngjan. Egnatia dhe Dinamo janë në formën më të mirë. Dinamon e shoh të avantazhuar për shkak të formës, jo të pikëve.
Dinamo ka bërë ndeshje më reale se Vllaznia, Egnatia dhe Elbasani. Mendoj që formën për momentin e ka Dinamon, pikët s’i ka si të tjerët. Por për tre ekipet e tjera, Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia, është një garë e hapur”, ka thënë Arbër Abilaliaj.
