Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Nevil Dede “romantik” pas golit të 3-të përballë Elbasanit, trajneri i Egnatias dërgon “puthje anonime” në tribunë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nevil Dede “romantik” pas golit të 3-të
Nevil Dede

Egnatia po fiton përballë Elbasanit momentalisht, në sfidën e vlefshme për “Final Four” të Superiores. Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, është në këto momente 3-0 në favor të rrogozhinasve.

Por një moment i bukur dhe qesharak, ishte në minutën 48-të të pjesës së parë. Pas golit të shënuar nga ana e Fernando, Nevil Dede u kap nga kamera kryesore, mjaft i lumtur.

Megjithatë, lumturinë e tij tekniku u Egnatias nuk e mbajti vetëm për vete. Ai shfaqet i buzëqeshur duke folur me dikë nga tribuna, person i cili mbetet anonim. Madje këtij të fundit, Dede i “dërgon” edhe puthje në distancë.

Poll

Lexo gjithashtu