Elbasani dhe Egnatia do të sfidojnë njëra-tjetrën, në kuadër të fazës finale të kampionatit në “Abissnet Superiore”. Ndeshja e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” pritet të nisë në orën 19:00.
Verdheblutë të cilët mbajnë dhe vendin e parë me 31 pikë, pas humbjes së Vllaznisë nga Dinamo (0-2) të shtunën, do kërkojë të përfitojë nga hapi fals i rivalit për t’u afruar akoma më shumë me titullin, ndërsa Egnatia në anën tjetër që ka 28 pikë dhe pozicionohet e 3-ta vjen në kryeqytet për të “hedhur” pas krahëve disfatën në Kupën e Shqipërisë dhe për të mbajtur ende të hapur garën mes skuadrave.
Dy skuadrat premtojnë luftë të hapur, emocione të shumta dhe një rivalitet spektakolar për të gjithë të pranishmit që do të jenë në shkallët e stadiumit.
