Nevil Dede
Egnatia do të përballet me Elbasanin në kuadër të fazës finale të kampionatit në "Abissnet Superiore", e cila do të luhet në stadiumin "Air Albania", prej orës 19:00.
Trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede ka folur shkurtimisht për faqen zyrtare të FSHF-së, ku është shprehur i bindur se në fushën e lojës pritet një garë e fortë dhe që do të jetë e gjitha për t'u shijuar.
“Të shkojmë ta shijojmë, sidomos stadiumin por mbi të gjitha kualitetin dhe cilësitë e lojtarëve. Do të bëhet një garë e bukur, realisht dhe këtë do ta besojnë njerëzit.
Shpresoj dhe uroj që të jenë sa më të shumtë në numër. Por mbi të gjitha shijojeni. Ka ardhur momenti për të shijuar çdo gjë”, është shprehur Dede.
Poll
