Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Firo” e papritur nga klubi i Superiores, mesfushori LARGOHET pas një sezoni

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Firo” e papritur nga klubi i Superiores, mesfushori
Vora-Partizani

Enis Fazlagic nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës. Mesfushori maqedonas dhe klubi i Superiores kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre vetëm pas një sezoni.

Kujtojmë që 26-vjeçari u bashkua me Vorën në korrik të vitit të shkuar, teksa kishte mbetur pa ekip, pas largimit nga polakët e Wisla Krakow.

Ndërsa me fanellën e Vorës këtë sezon në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, Enis Fazlagic ka marrë pjesë në 28 ndeshje. Ai ia ka dalë që të shënojë 2 gola e të asistojë në një tjetër.

“Falënderojmë Enisin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën e Vorës. Të urojmë shumë suksese në vazhdim”, shkruan ndër të tjera klubi i Vorës.

Vlen të theksohet se Vora është klubi më aktiv i Superiores në këtë fund sezoni. Më herët klubi vorak njoftoi rinovimin e Jurgen Vrapit, Shkëlzen Ruçit dhe Dejan Shehit.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu