Dinamo ka mposhtur Vllazninë, në takimin e vlefshëm për “Final Four” të kampionatit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në favor të kryeqytetasve me rezultatin 0-2.
Pas sfidës, ka folur dhe zëvendëstrajneri i shkodranëve, Ergi Borshi.
“Mendoj që ndeshjen e kishim nën kontroll deri në momentin kur pësuam. Nuk kishim agresitivitetin, pasimin final. Pas daljes u bë më e vështirë. Kemi punuar gjithë javën për fitoren. Ndodhi ajo që u penalizuam nga një gabim. Tani duhet të qetësohemi dhe të përgatisim ndeshjen e radhës.
Pse u detyruat të ndryshuat sistemin? Nga 3-5-2 që ishim po shihnim që Dinamo kishte një mbrojtje me 3. Si Ismaili dhe Aliji po ktheheshin në tre. Nuk është se shkoi keq në pjesën e parë sepse i neutralizuam daljet. Na mungoi finalizimi.
Mungesat e Dinamos dhe diferenca në luftën në ajër? E kishim përgatitur që ndeshjen do ta luanim me krosime nga të dyja krahët, duhet të ishim më të qetë. Duhet dhe thyerje brenda zonës. Krosimet përtokë duhet të ishin më të theksuara.
Kaq shumë e dëshironit fitoren, nuk e ndryshuat modelin e lojës? E vërtetë, tani prapa që jemi më të qetë. Më mirë do ishte barazimi. Të them të drejtën synimi ishte fitorja, për moralin, për ne, për stafin, për tifozët, sepse është një hap kampioni. Nuk është se ishte një hap fals sepse matematika na fut në lojë.
Situatat 1 kundër 1? Nuk kishim dendësinë në zonë. Po minutazhi i pjesës së parë ishte i ngadaltë që u lexua nga kundërshtari. Tani jemi para një fakti të kryer dhe s’mund të flasim aludime", tha Borshi.
