Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vitin tjetër kjo Teutë do të luajë për objektiva të tjera”, kapiten Kotobelli flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Këtë trofe do ia jap nënës time!

Shkruar nga NEWSPORT
“Vitin tjetër kjo Teutë do të luajë për objektiva
Blerim Kotobelli

Teuta ka fituar përballë Pogradecit në ndeshjen e “play-out” të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 dhe kështu durrsakët sigurojnë qëndrimin në elitë. Pas këtij dueli ka folur kapiteni i durrsakëve, Blerim Kotobelli.

“Për mua është ndeshja e parë e këtij lloji që luaj në karrierë. Shyqyr që ia dolëm dhe ishalla asnjëherë në këto pozita. Kanë ndryshuar shumë, për mirë. Edhe pse ky sezon rrëshqiti, jam i bindur që sezonin e ardhshëm do të jetë një Teutë ndryshe dhe pretendente.

Mendoj që pas janarit nuk ishim si dy fazat e para, aty filloi rrëshqitja. Pasi humbëm objektivat për vendin e katërt, pashë një ndryshim te skuadra dhe ishte e vështirë shumë që të motivoheshim, prandaj erdhëm në këtë situatë ku jemi sot.

Kemi menduar që ta bëjmë 3-5-2 skemën me Hodon. Edhe vjet profesor Hodo ka qenë në të njëjtën situatë dhe vendosëm të gjithë bashkë që kjo skemë funksionon. Mendoj që kjo skemë ishte më e mira për ne.

Edlir Tetova trajner i Teutës, si është pritur ky lajm? Është pritur shumë mirë, po vjen një trajner që ka fituar shumë trofe. Mezi po presim që të punojmë me të. Vitin që vjen normale që do të luajmë për objektiva të tjera, të jeni të sigurtë për këtë. Trofeun e “Lojtarit të Ndeshjes”, do ia jap mamit tim”, tha Kotobelli.

Poll

Lexo gjithashtu