Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Klubi i Superiores SURPRIZON tifozët, “blindon” ekipin me ish-in e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Superiores SURPRIZON tifozët, “blindon” ekipin
Jurgen Vrapi në stërvitje me Tiranën

Jurgen Vrapi do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Vorës. Pas qëndrimit në “Abissnet Superiore”, klubi vorak dhe mbrojtësi i krahut të majtë kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin.

Kështu, Vrapi ka rinovuar kontratën e tij. 27-vjeçari ka qenë një nga pikat kyçe në luftën për mbijetesë në Superiore, duke u kthyer në titullar absolut në skuadrën e drejtuar nga Arjan Bellai. Ndërsa lajmin për rinovimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi.

“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se Jurgen Vrapi do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin tonë edhe për sezonin e ardhshëm. I urojmë suksese në vazhdim dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën e Vores”, shkruan ndër të tjera klubi i Superiores.

Kujtojmë që Vrapi e ka nisur karrierën e tij te Tirana, për të kaluar më pas te akademia e Lokomotivës së Zagrebit. Më vonë, ai u rikthye në Shqipëri, për të luajtur me ekipe si Tirana, Dinamo, Flamurtari dhe Skënderbeu.

Pikërisht nga këta të fundit, ai u transferua te skuadra e Vorës në vitin 2022. Për shkak se ishte pa kontratë, ai kaloi te ekipi vorak me parametra zero, pra klubi e “rrëmbeu” falas.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu