Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Pjesë e parë për t’u harruar në “Air Albania”, Vllaznia dhe Dinamo “nuk dinë” të shënojnë! Mbyllen 45 minutat e para

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pjesë e parë për t’u harruar në “Air
Vllaznia-Dinamo

Vllaznia 0 – 0 Dinamo

“Abissnet Superiore”: Final Four
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Kallaku, Mala, Balaj, Murataj. Trajner: Edi Martini.
DINAMO: Kiri, Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Beqja, Qefalija, Vila, Guindo, Nani, Malomo. Trajner: Glen Daja.

LIVE:
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Akordohen dy minuta shtesë.
42' Ndërhyrje e qëllimshme ndaj Malomos, Melos Bajrami ndëshkohet me kartonin e verdhë.

39' Klinti Qato shfaqet pranë zonës dinamovite, por kryen goditjen për t'u harruar.

29' Goditje me kokë nga Bekim Balaj, topi shkon mbi traun e portës.

21' Aksion i çuar dëm nga Vllaznia, topi i goditur nga Gurishta shkon në duart e portierit Kiri.

16’ Aksion i vrullshëm nga shkodranët, harkimi i Malës devijohet mes panikut nga Ismaili.

14' Vila kryen goditjen e parë në portë, por topi shkon pa probleme në duart e Pohls. 

10’ Krosim i rrezikshëm nga Eridon Qardaku, por Gjini tregohet i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.

3’ Gjini bën rolin e mesfushorit, shkon përpara dhe kroson një top në zonën e Dinamos, por askush nuk është aty.
1’ Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Air Albania”, nis supersfida e parë e “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu