Në prag të ndeshjes hapës të Final Four mes Vllaznisë dhe Dinamos në stadiumin “Air Albania”, trajneri Ilir Daja ka folur shkurtimisht për faqen zyrtare të FSHF-së:
“Tifozët e Dinamos janë nga ata tifozë që e pëlqejnë edhe lojën e bukur, pavarësisht se pëlqejnë krahas së bukur, pëlqejnë edhe rezultatin. Por që nuk janë dakord asnjëherë që merret një rezultat pa një lojë të bukur. Kështu që do jemi prezent, ashtu siç kemi qënë gjithë kampionatin, me lojëra sa më të mira që të jemi jetë e mundur”.
Trajneri Daja nuk do të jetë prezentë sot në pankinë, sikurse as në ndeshjen e radhës kundër Elbasanit, por vetëm përballë Egnatias, pasi u penalizua nga Disiplina për sjellje jo korrekte ndaj arbitrit të finales në Kupën e Shqipërisë, Enea Jorgji. Nëse Dinamo nuk ia del të fitoj sonte, matematikisht marrin fund shpresat për titullin te “blutë” e kryeqytetit.
