Teuta ka fituar përballë Pogradecit në ndeshjen e “play-out” të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 dhe kështu durrsakët sigurojnë qëndrimin në elitë. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Bledar Hodo.
“Kam kaluar momente të vështira, por falë Zotit ia dolëm me sukses. Mendoj çdo njeri do të thoshte që si lojtar e përjeton ndryshe, por për këtë fanellë kam pasur të njëjtën ndjenjë.
Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe të gjithë ambientit sportiv në Durrës. I tillë është futbolli, isha i përgatitur, por janë emocione shumë të forta. Edlir Tetova në tribunë, e ardhmja? Mirë është që mos ta jap unë lajmin. Por mesa dijeni kam unë, Edlir Tetova do të jetë trajneri i ardhshëm i Teutës”, tha Bledar Hodo.
