Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Edhe ne u çuditëm për kartonin e kuq që dha Jorgji në Teuta-Pogradeci”, Klajdi Kola analizon polemikat: Me ndjesi nuk...

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe ne u çuditëm për kartonin e kuq që dha Jorgji
Ilustrim: Klajdi Kola / Pamje nga Teuta-Pogradeci

Ndeshja mes Teutës dhe Pogradecit, e përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të durrsakëve, nuk i shpëtoi dot “moviolës” dhe bëhet fjalë pikërisht për çastin kur sulmuesi i liqenorëve, Freeman Pius u ndëshkua në minutën e 81-të me kartonin e kuq nga arbitri i takimit, Enea Jorgji.

Lidhur me këtë moment që rezultoi deçiziv për pjesën e mbetur të sfidës, ka folur dhe Klajdi Kola në emisionin “Supergol” që transmetohet në RTSH. 

“Është bërë nami në rrjetet sociale për pjesën e kartonit të kuq. Enea Jorgji vazhdoi lojën dhe u thirr nga sistemi VAR. Rregullorja e thotë qartë. Rregulli 12 pika 1. Kur një lojtar godet apo tenton të godasë kundërshtarin. Quhet sjellje violente. Duhet të dalë me karton të kuq. Vetëm për këtë arsye është nxjerrë jashtë.

Është konsideruar si ndërhyrje violente. Ka një rrëshqitje. Inercia e lëvizjes momenti i parë, pastaj hapet këmba. Nuk është inerci e lëvizjes. Me rregullore them është i kuq, me ndjesi jo. Unë me ndjesi nuk jam për karton të kuq, por rregullorja e thotë qartë. Edhe ne u çuditëm në fillim thamë për çfarë po e jep”, tha Kola. 

Poll

Lexo gjithashtu