Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Trajneri italian s'e përfilli në listë, 23-vjeçarit shqiptar "i bëjnë dalje" te kombëtarja për Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri italian s'e përfilli në listë, 23-vjeçarit
Arda Okan Kurtulan

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella bëri zgjedhjet e tij sa i takon listës përfundimtare të lojtarëve që do të marrë me vete për Botërorin 2026.

Italiani nuk ka patur asnjë dyshim të vetëm rreth emrave, duke konfirmuar një organikë të fortë dhe të gatshme për të bërë një paraqitje dinjitoze. Ajo çfarë bie në sy është mungesa e Arda Kurtulan, i cili priste një “ftesë” për të qenë pjesë e këtij turneu, por është përballur me një përgjigje “të ftohtë” nga Montella.

Kurtulan ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21 ku në 11 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol, ndërsa është aktivizuar dhe për moshat e Maqedonisë së Veriut ku në 8 ndeshje që ka luajtur ka shënuar 2 gola.  

Trajneri italian s'e përfilli në listë, 23-vjeçarit
Lista e të përzgjedhurve e Turqisë për Botërorin 2026

 

Poll

Lexo gjithashtu