
Albi Xhebrahimi
Albi Xhebrahimi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Lushnjës. Sulmuesi 28-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me lushnjarët, vetëm pas një sezoni me ta.
Është vetë Xhebrahimi, ai i cili ka njoftuar largimin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Lushnjës. I uroj suksese ekipit në vazhdimësi”, shkruan sulmuesi.
Kujtojmë se 28-vjeçari ka një karrierë të gjatë dhe interesante në Shqipëri. Xhebrahimi ka luajtur për ekipe si Dinamo, Tërbuni, Iliria, Korabi, Erzeni, Besa e Kavajës dhe Vora.

Postimi i Albi Xhebrahimit
Poll