Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Valbona përforcon organikën, prezantohen 6 talentë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Valbona përforcon organikën, prezantohen 6 talentë
Valbona

Valbona vijon punën për ndërtimin e skuadrës që do të garojë në Kategorinë e Parë këtë sezon. Klubi tropojan ka zyrtarizuar plot 6 transferime e rradhës të cilët janë lojtarë të rinj e të talentuar të cilëve u besohet e ardhmja.

Portierët Forald Hoxha dhe Brajan Marku, mbrojtësi Drilon Doçi, mesfushori Egzon Jetishi dhe sulmuesi Edmir Vidrica janë futbollistët më të rinj të Valbonës. Të 6 lojtarët janë prezantuar nga klubi në faqen zyrtare në rrjete sociale.

Valbona do të nis nesër sezonin në Kategorinë e Parë teksa pret në shtëpi një pretendente për titull si Besa e Kavajës, në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga