Kampionët e Kategorisë së Dytë, Valbona, kanë gjetur akordin me Elvis Kovaçin për të rinovuar dhe 1 sezon tjetër. Mesfushori u transferua nga Erzeni në verën e kaluar, ndërsa ka vendosur t'i qëndrojë besnik klubit tropojan.
Valbona do të nisë rrugëtimin e një sezoni historik. Objektiv fillimisht është vetëm qëndrimi në Kategorinë e Parë.
Gjatë kësaj kohe kanë njoftuar mjaft rinovime dhe disa afrime. Kështu kanë treguar për seriozitetin në projektin e këtij sezoni.
Vieë this post on Instagram
Poll