Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Siguruan ngjitjen një kategori më lart, kampionët rinovojnë me trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Siguruan ngjitjen një kategori më lart, kampionët
Iliria

Dritan Smajli do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të Ilirisë. Timonieri lezhjan dhe drejtuesit e klubit nga Fushë-Kruja kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Smajli do të jetë në krye të ekipit të Ilirisë edhe për një sezon, pra për atë 2025-2026. Kujtojmë që sezoni që lamë pas ishte i suksesshëm për të dhe ekipin nga Fushë-Kruja, pasi u shpallën kampionë në Kategorinë e Dytë dhe siguruan ngjitjen në të parën.

Njoftimi i klubit të Ilirisë:

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, KF Iliria dhe trajneri kampion Dritan Smajli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm!

Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Smajli ka kthyer skuadrën në një ekip të fortë dhe të bashkuar, duke fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e kundërshtarëve. Tashmë sytë janë drejt sfidave të reja, me synime edhe më të mëdha!

Forca Iliria – rruga vazhdon me të njëjtën energji në stol!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga