Pogradeci
Georgios Lleshaj është futbollisti më i ri i Pogradecit. Mesfushori 27-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën me Ilioupolis në Greqi, për të nisur një të re në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Lleshaj është një lojtar që gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm në Greqi. Ai është aktivizuar për ekipe si Larisa, Ampeloniakos, Trikala, Falaniakos, Dotieas Agias, Iraklis Larisas, Diagoras dhe Panachaiki.
NJOFTIMI:
Georgios Lleshaj mesfushor, 27 vjeç është tashmë zyrtarisht pjesë e KF Pogradecit. Klubi i uron suksese në vazhdim!
View this post on Instagram
Poll
