Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Një senegalez dhe një ballkanas, Iliria “BLINDON” sulmin me dy afrimet e reja

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një senegalez dhe një ballkanas, Iliria “BLINDON”
Iliria

Iliria vazhdon merkaton e “zjarrtë”, teksa para pak minutash ka prezantuar dy futbollistët më të rinj.

Idrissa Camara është i pari, i cili pasi mbylli aventurën me Boluspor në Turqi, ka vendosur që të nisë një të re në Kategorinë e Parë në Shqipëri. Ai është një 27-vjeçar nga Senegali, që luan në krahun e majtë të sulmit.

Në të njëjtin rol luan edhe futbollisti tjetër, Luka Merdović. Ky i fundit është 28-vjeç me origjinë nga Mali i Zi. Eksperiencat e tij kanë qenë me ekipe si Mornar Bar, Podgorica, Sloboda Tuzla dhe Foresta Suceava.

Klubi nga Fushë-Kruja ka njoftuar dy transferimet e fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI:

Poll

Lexo gjithashtu