Abdoulaye Diarrassouba
Abdoulaye Diarrassouba është futbollisti më i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës. Pasi mbylli aventurën e tij me Boluspor në Ligën e Parë turke, mesfushori 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka zgjedhur si destinacion, Shqipërinë.
Është vetë klubi i Kategorisë së Parë, që ka njoftuar me transferimin e talentit, i cili shihet mjaft premtues. Vlen të theksohet se në vitin 2023, kur ishte vetëm 19-vjeç, vlera e tij në “Transfermarkt” shkoi plot 325 mijë euro, ndërkohë që sot vlen vetëm 75 mijë euro.
Ndërsa vetëm para pak minutash, klubi i Ilirisë i ka uruar mirëseardhjen. Zyrtarizimi është bërë me anë të një “Story” të publikuar në rrjetet sociale nga klubi nga Fushë-Kruja.
Poll
