
Klubi i Laçit ka nisur revolucionin pas rënies në Kategorinë e Parë. Ditën e sotme prezantoi trajnerin e ri të ekipit, i cili do të jetë portugezi Rui Amorim, duke zëvendësuar të larguarin, Francesco Moriero.
Por këtë mbrëmje, Laçi ka prezantuar edhe trajnerin e ri të portierëve. Ai do të jetë përsëri një portugez, ashtu si trajneri i parë. Bëhet fjalë për Tiago Torcato, 35-vjeçari që do të stërvisë portierët e kurbinasve gjatë sezonit të ardhshëm.
Njoftimi i klubit të Laçit:
TIAGO TORCATO i bashkohet gjithashtu stafit teknik të bardhezinjve. 35-vjeçari nga Portugalia do të jetë trajneri i ri i portierëve të ekipit tonë për sezonin e ardhshëm. KF Laçi i uron mirëseardhjen në familjen bardhezi Tiago Torcatos dhe shumë suksese në aventurën e re!
View this post on Instagram