Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë kthen “fokusin” nga java e 15-të, vëmendja në Korçë, Kukës dhe Peshkopi (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë kthen “fokusin” nga java e 15-të,
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë nuk do të ketë shumë kohë për pushim, pasi ekipet do të zbresin shpejt në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të të kampionatit. Kështu kjo javë do të zhvillohet e ndarë në 2 ditë.

Të dielën do të zhvillohen 5 takime mjaft të luftuara. Luftëtari – Lushnja, Kastrioti – Apolonia, Korabni – Laçi dhe Kukësi- Iliria do të startojnë në të njëjtën orë, 13:30, pasi luhen paralelisht. Ndërkohë në orën 15:30 vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku Skënderbeu pret Pogradecit.

Dhe dueli i fundit i kësaj jave do të zhvillohet ditën e hënë. Në orën 13:30 Besa do të presë Burrelin dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.

Kategoria e Parë kthen “fokusin” nga java e 15-të,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu