Besa aktualisht është pa një trajner që pas humbjes ndaj Apolonisë. Shpëtim Duro pas kësaj disfate dha dorëheqjen dhe tashmë stoli i ekipit është bosh.
Klubi ka nisur kërkimet dhe në skenë ka dalë një ish. Bëhet fjalë për Gugash Maganin, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë te Besa.
Ish-i i kavajasve është në “pole – position” për të zëvendësuar Duron. Siç dihet 60-vjeçari do të bëhej trajneri i 3-të për këtë sezon për Besën, teksa sezonin e kanë nisur me Emiliano Çelën në stol.
Kujtojmë se aktualisht kavajasit nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi ndodhen në vendin e 9-të në klasifikim me 14 pikë pas 14 ndeshjes. Padiskutim që qëllimi kryesorë do të jetë dalja nga "kriza" dhe më pas për të synuar një vend në "Play-Off", ku të jep mundësinë për të tentuar ngjitjen në Superiore.
