Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Gjoba e majme dhe pezullime, skuadra e Ilirisë REAGON pas ndëshkimeve të rrepta nga Komisioni i Disiplinës

Shkruar nga NEWSPORT
Gjoba e majme dhe pezullime, skuadra e Ilirisë REAGON pas ndëshkimeve
Iliria

Në lidhje me dhunën e ushtruar nga lojtarë të Ilirisë kundrejt atyre të Skënderbeut, kanë ardhur masat ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës. Bëhet fjalë për 500.000 lekë të rinj, ndërsa sipas 76/1/a të KDE-së gjoba aplikohet në masën 50%.

Ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin “Redi Maloku” dhe lojtarët Adolf Selmani, Brajan Selmani e Bruno Arrabal pezullim me 4 ndeshje. Pak minuta pas njohjes me këtë vendimi, ka ardhur reagimi i klubit të Ilirsë në “story” e “Instagram”:

“Ju njoftojmë se sot është publikuar vendimi i Komisionit të Disiplinës. Ndeshja e anuluar Iliria – Skënderbeu do të riluhet më 17 dhjetor 2025, në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Klubi ynë mbetet i përkushtuar ndaj transparencës dhe respektimit të të gjitha procedurave zyrtare”, shkruan ekipi nga Fushë-Kruja.     

Gjoba e majme dhe pezullime, skuadra e Ilirisë REAGON pas ndëshkimeve
Reagimi i klubit të Ilirisë

 

Poll

Lexo gjithashtu