Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga thika e Shkodrës te grushtat e Fushë – Krujës, sa shumë peripeci për Ernest Gjokën

Shkruar nga NEWSPORT
Nga thika e Shkodrës te grushtat e Fushë – Krujës, sa
Ernest Gjoka

Ditën e sotme ka ndodhur një precedentë aspak i hijshëm në Kategorinë e Parë. Ndeshja mes Ilirisë së Fushë-Krujës dhe Skënderbeut nuk është zhvilluar për shkak të kushteve të sigurisë në stadiumin “Redi Maloku”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Po qarkullojnë intesivisht informacione se ka pasur incidente mes lojtarëve të Ilirisë dhe stafit të saj kundër ekipit të Skënderbeut, ku vendasit kanë marrë trajtën e “agresorit”, duke pasur konfrontim fizik.

Për trajnerin e korçarëve Ernest Gjoka nuk është diçka e re, i cili ndodhej në kushte të tilla. Më 22 shkurt të vitit 2018, trajneri Gjoka, asokohe drejtonte Vllazninë, u gjend para një situate ku u rreziku jeta.

Një person i pa identifikuar me kapuç në kokë u fut në fushën sportive “Reshit Rusi”, teksa sulmoi me thikë trajnerin Gjoka, por i shpëtoi fatmirësisht pa pasoja.        

Poll

Lexo gjithashtu