Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Iliria REAGON sërish ndaj FOTOVE të publikuara nga lojtarët e Skënderbeut: Nuk ka dhunë, pjesa e çarë e buzës është për shkak të sëmundjes

Shkruar nga NEWSPORT
Iliria REAGON sërish ndaj FOTOVE të publikuara nga lojtarët e
Saleh Nars- Iliria/ Fotomontazh

Iliria ka reaguar sërish për situatën e ndodhur në Fushë – Krujë para ndeshjes me Skënderbeun. Klubi krutan fillimisht përgënjeshtroi dhunën e ndodhur në stadiumin “Redin Maloku” dhe ndaj futbollistëve e trajnerit Ernest Gjoka, duke theksuar se gjithçka ishte një genjeshtër.

Ndërkohë këtë herë kanë reaguar për fotot e publikuara , ku duken 2 nga futbollistët korçarë të dëmtuar në fytyrë. Klubi shkruan se pjesa e dëmtuar në brendësi të buzës së Nasr mund të jetë për shkak të sëmundjes së brendshme të gojës dhe nuk ka lidhje me goditje nga jashtë.

Iliria REAGON sërish ndaj FOTOVE të publikuara nga lojtarët e
Saleh Nasr - Abubakar

Gjithashtu për futbollistin tjetër shkruajnë se nuk ka asnjë shenjë dëmtimi dhe është e paqartë arsyeja e pretendimit nga ana e klubit të Skënderbeut.

SHTESË DEKLARATE ZYRTARE – KF ILIRIA

Lidhur me fotot e publikuara nga ekipi Skenderbeu ku pretendohet se lojtarët e tyre janë goditur, dëshirojmë të sqarojmë publikisht mediat dhe cdo njeri qe e kan cilesuar dhune :

• Lojtari i përmendur nga ana e tyre, Nasr, duket qart qe pjesa e demtuar brenda buzes mund te jet per shkak te semundjes se brendshme te gojes dhe nuk ka lidhje me goditje nga jasht sepse demtimi eshte nga brenda gojes, i cili nuk ka aspak lidhje me ndeshjen.

• Lojtari Abubakar, i publikuar gjithashtu në foto nga Skënderbeu, nuk paraqet asnjë shenjë dëmtimi, dhe për këtë arsye mbetet e paqartë se cili është pretendimi real i tyre.

• Po ashtu, asnjë prej lojtarëve të tjerë dhe stafit nuk ka shenja apo dëmtime sic po raportojne mediat.

Këto paraqitje dhe pretendime janë tërësisht të pabazuara dhe nuk reflektrojnë realitetin e ngjarjes. Ato duken si justifikime të krijuara, të cilat vijnë kryesisht nga pakënaqësia ndaj gjendjes së terrenit, i cili ishte i rënduar për shkak të kushteve atmosferike.

Në fund, mbetet e pakuptueshme për ne fakti se pse ekipi i Skënderbeut u tërhoq nga zhvillimi i ndeshjes, kur siguria ishte e garantuar nga Policia e Shtetit, terreni ishte i miratuar për lojë nga albitrat dhe delegati ndeshjes dhe nuk kishte asnjë incident të regjistruar. Vendimi i tyre për t’u tërhequr mbetet një veprim i pashpjegueshëm dhe i pabazuar në realitetin e situatës brenda stadiumit.

KF Iliria mbetet e qartë dhe e prerë: që cdo gjë ështe me fakte dhe nuk ka pasur as dhunë, as përplasje, as incidente në stadiumin “Redi Maloku”. Çdo publikim që synon të manipulojë opinionin publik është i papranueshëm dhe do të trajtohet në rrugë ligjore si pjesë e shpifjeve që po bëhen ndaj klubit tonë.

Me respekt, Klubi Futbollit Iliria”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

Poll

Lexo gjithashtu