Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 14-të të Kategorisë së Parë, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 14-të të
Formacioni i javes

Pas përfundimit të javës së 14-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-3-3.

Leonard Kacaj i Apolonisë është portieri më i mirë i javës së 14-të.

Në mbrojtje janë përzgjedhur Fadil Meta (Lushnja), Kevi Mejdani (Kukësi), Silas Nii Okai Mensah (Burreli) dhe Kristijan Tosevski (Pogradeci).

Mesfusha përbëhet nga Juan Jose Aristizabal Arango (Burreli), Enea Topi (Apolonia) dhe Okseold Sefa (Kukësi).

Në sulm janë zgjedhur Hernan Reçi (Korabi), Taulant Marku (Korabi) dhe Ledjo Tresa (Laçi).

Marko Jovanovic i Apolonisë është trajneri më i mirë i javës së 14-të. Apolonia regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ngushtuar diferencën në vetëm dy pikë nga vendi i dytë, i cili mbahet nga Laçi.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 14-të të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu