Rey Manaj
Bomberi Rey Manaj ka vendosur të kthehet disa ditë në Shqipëri, ndërsa ndodhet në qytetin e Lushnjes.
Pas “story” të djeshëm me kryetaren e bashkisë dhe presidentin e klubit “Myzeqarë” Eriselda Sefa, ditën e sotme, 28-vjeçari ka treguar përmes rrjetev sociale se është gjendur në stadiumin “Roza Haxhiu”, duke mbështetur të besuarit e Ditmar Bicaj në takimin Lushja – Kukësi (0 – 0), e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë e Parë.
Skuadra lushjnare po përjeton një moment aspak të mirë, 13 pikë, e përkthyer me vendin e 10-të në tabelë, ndërsa rrezikon rënien në një kategori më poshtë.
"Story" i Rey Manaj
Poll
