Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Dhuna në Iliria – Skënderbeu, policia nis hetimet për 3 futbollistë të klubit nga Fushë - Kruja

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuna në Iliria – Skënderbeu, policia nis hetimet për 3
Saleh Nasr - Abubakar

Policia e Krujës ka bërë më dije se dy futbollistët e klubit të Ilirisë të Fushë-Krujës dhe një zyrtarë, respektivisht vëllezërit  Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Jornels Selmani do hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se para sfidës kundër Skënderbeut, ditën e djeshme të programuar për orën 13:30, disa futbollistë të Ilirisë janë konfliktuar me ata të Skënderbeut në dhomat e zhveshjes. Pas incidentit ndeshja është shtyrë, dhe të lënduar kanë mbetur Saleh Nasr dhe Salim Abubakar.

Ka patur reagime nga dy klubet përkatëse, ku ai i Ilirisë është shprehur se nuk ka patur dhunë, teksa policia tashmë ka nisur hetimet mbi këtë situatë. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

Lexo gjithashtu