Kategoria e Parë
Lion Cahani është futbollisti më i ri i Korabit. Sulmuesi 24-vjeçar vendosi që të largohej nga Besa e Pejës, për të nisur një aventurë të re me dibranët në Kategorinë e Parë.
“Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Lion Cahani. Sulmuesi 24-vjeçar, ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit”, shkruan ndër të tjera klubi i Korabit.
Kujtojmë se Cahani ka një karrierë intersante në Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë. Ai ka luajtur për ekipe si Gorica, Karlovac, NK Trnje Zagreb, Bjelovar, Luzi, Drenica dhe Vëllaznimi.
Poll
