
Lushnja ka arritur të bëjë një përforcim shumë të rëndësishëm në skuadër. lushnjarët kanë prezantuar Gentrit Ullurin.
23-vjeçari ka firmosur për 1 vit e gjysmë me verdhejeshiltë, teksa është vënë menjëherë nën urdhrat e stafit të skuadrës. Ulluri luan si mesfushor dhe vjen nga Superliga e Kosovës, ku së fundmi është aktivizuar me Malishevën.
“Zyrtare!
Mirësevjen në familjen tone
Gentrit Ulluri
K.F.Lushnja njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 23 vjeçar Gentrit Ulluri
ka firmosur kontratën për pjesën e mbetur të sezonit dhe për sezonin 2025-2026 dhe i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore!
Lojtari vjen nga kampionati Kosovar ku ishte pjes e Malisheves dhe luan ne pozicionin e qender mesfushorit #cm
#përfanellënpërqytetin”, shkruhet në postimin e Lushnjes.