Kukesi
Arbër Çyrbja është futbollisti më i ri i Kukësit. Pasi mbylli aventurën me Teutën dhe doli në “treg” si lojtar i lirë, sulmuesi 32-vjeçar ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në Kategorinë e Parë, duke u rikthyer te Kukësi.
Kujtojmë se Çyrbja ka një karrierë interesante sa në Shqipëri dhe Kosovë. Në të shkuarën, ai është aktivizuar me ekipe si Teuta, Erzeni, Elbasani, Kukësi, Gjilani, Egnatia, Erzeni dhe Dukagjini.
NJOFTIMI:
MIRË SE VJEN ARBËR ÇYRBJA! Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Arbër Çyrbja është zyrtarisht pjesë e klubit tonë! Mesfushori ka firmosur ditën e sotme kontratën dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.
Poll
